Vendosni fjalën kyçe....

“Ferrari” i rrallë shitet për shifrën e çmendur në ankand


Një Ferrari 250 GTO i vitit 1962 u bë makina e dytë më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand të hënën, duke kapur rreth  48 milionë euro në Sotheby’s në Nju Jork.

Makina e rrallë kishte qenë pronë e një koleksionisti amerikan për 38 vitet e fundit. RM Sotheby’s, dega e makinave luksoze të shtëpisë së ankandeve, kishte parashikuar një çmim pak më të lartë shitjeje, rreth 55 milionë euro.

Makina me numër shasie 3765, u ndërtua fillimisht si makinë garish nga Ferrari dhe iu vendos një motor më i madh eksperimental me kapacitet 4 litra.

Ferrari u restaurua më vonë dhe u shndërrua në një makinë rruge të zakonshme me një motor standard 3 litra, pasi u shit në pronësi private në SHBA.

Ajo ndryshoi duart disa herë përpara se të përfundonte te një koleksionist në Ohio.