Vendosni fjalën kyçe....

“Rama dhe Basha më dërguan të huaj në zyrë”- Berisha: Mësova se opozitën po e merrnin peng


Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar një detaj nga 20 prilli i vitit 2021, para zgjedhjeve parlamentare. Sipas tij, Rama dhe Basha i kanë dërguar një të huaj në zyrë për t’i marrë një mendim nëse është dakord për një koalicion nëse PD humb zgjedhjet.

Berisha thotë se nuk ka pranuar diçka të tillë dhe sipas tij, pas kësaj ai u shpall non grata.

“Kur më kërkuan mua më 20 prill të 2021, Rama dhe Basha më dërguan të huaj në zyrë për të më pyetur, pas këtyre zgjedhjeve nëse PD nuk i fiton zgjedhjet çfarë do mendojë ti për një koalicion? Unë i thashë nuk mund të jem dakord me këtë. Pyetja e dytë: Po cfarë do bësh nëse ndodh? Do ti kundërvihem me të gjithë mundësitë e mia. Unë një zë jam, por nuk do ta pranoj se kjo është një gjëmë, është të  vrasësh cdo shpresë.

Kjo mjaftoi për të shpallur Sali Berishën brenda muajit non grata. Ajo nuk u përgatit, ajo ishte e gatshëm, por për tu firmosur. Dhe unë cfarë mësova nga ajo? Mësova se opozitën po e merrnin peng. Opozita për  cdo shqiptar është shtyllë e sovranitetit të saj. Për atë sovranitet shqiptarët janë vrarë, janë burgosur, internuar, kanë bërë sakrifica. Ai nuk mund të preket pa u shndërruar ky vend në koloni, kurrë, kurrë”, tha Berisha.

Ndërkohë duke iu përgjigjur të gjitha atyre që mendojnë që duhet t’i ndryshojë emrin PD, ai tha se kjo do të ndodhë kur të duan demokratët dhe jo kur të dojë Rama.

“Ky na mori emrin, na mori vulën. Ky njëlloj si nazistët në kampe përqendrimi që u hiqnin emrat e brekëve dhe u jepnin numra, për ti shkatërruar identitetin.

Me të drejta mund të ketë patur prej jush që kanë menduar, po ky pse nuk gjen një emër tjetër. Emër tjetër? Jo mo do përballemi me të sepse jemi në të drejtën e zotit, kur ta ndërrojmë emrin do ta ndërrojmë vetë dhe jo të na i ndërrojë ai”, tha Berisha.