Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi pas mbledhjes: Opozita është bashkë në parlament dhe jashtë tij, po shtohen shkeljet e Kushtetutës


Gazment Bardhi, në përfundim të mbledhjes se deputetëve të Rithemelimit tha se do të vijojnë kaosin në Kuvend.

Ai theksoi se opozita është bashkë në parlament dhe jashtë tij, ndërsa shtoi se mazhoranca po shton shkeljet e rregullores dhe kushtetutës.

‘Do të vijojmë aksionin tonë për t’i bërë të pamundur mazhorancës zhvillimin e mbledhjeve. Po na nxisin që të shkojmë drejt akteve ekstreme. Opozita është bashkë në parlament dhe jashtë tij. Po flasim për respektim të rregullores, ata kalojnë në një shkelje të re. Po shton shkeljet e rregullores dhe të kushtetutës. Në vend demokratik kërkon një qeverisje. Mazhoranca të heqë dorë nga pengimi i opozitës. Ambasadorët pyesni vetë. Unë i kam informuar ndërkombëtarët. Një pjesë prej tyre i kam informuar.’- tha Bardhi.