Vendosni fjalën kyçe....

Belgut që iu sekuestruan pronat në Shqipëri flet në gjykatë: Drejtuesi një shqiptar, por nuk ia them dot emrin


Dries L., 44-vjeçari, banues në Comblain-au-Pont, i konsideruar si drejtues në organizatën kriminale të drogës në Belgjikë të cilit iu sekuestruan prona në Shqipëri, u dënua me 12 vjet burg.

44-vjeçari e kontestoi këtë rol, ndërsa deklaroi se nuk mund të flasë në detaje për këtë aferë, për shkak të rrezikshmërisë së organizatës.

Është një organizatë e madhe. Nuk mund të flas për liderin e saj që është shqiptar, ndërsa familja ime jeton në Shqipëri. Kam marrë pjesë në aktivitetet e kësaj organizate, por nuk kam dhënë urdhra apo direktiva. Kam marrë urdhra dhe kam qenë i pranishëm në një rol mbikëqyrës. Misioni im ishte të shikoja dhe të raportoja. Por unë nuk e preka kokainën,” tha ai në gjykatë, përcjellin mediat belge .

Dries L. pohoi se hetimi u krye ekskluzivisht kundër tij dhe se detyrat shtesë që do të bënin të mundur kualifikimin e rolit që i atribuoheshin atij i ishin refuzuar. Ai pretendon se ka qenë në dijeni të seriozitetit të fakteve, por kërkon një dënim më të vogël për rolin e tij si mbikëqyrës.

Çështja e quajtur “Pharmaceutica”, përfshin të pandehur të shumtë dhe ka të bëjë me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Kokaina, vinte nga Kolumbia dhe kalonte tranzit nëpër portet e Antwerpen ose Roterdam.

Janë sekuestruar jo më pak se 1.9 ton kokainë për një vlerë prej 80 milionë eurosh. Organizata kriminale mendohet se ka transportuar do të kishte importuar potencialisht 15 ton kokainë.

Droga importohej në laboratorët në Ferrières dhe Modave, ku përpunohej dhe paketohej. U shqiptuan dënime deri në 12 vjet burg. Tetëmbëdhjetë të pandehur janë prekur nga ankesa e prokurorit federal.