Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni ‘Shpirti’, dëshmitarët: Për kultivimin, ambalazhimin e transportin e drogës kishim garancinë e policisë


Të tjera hollësi janë zbardhur lidhur me dosjen hetimore ‘Shpirti’.

Sipas dëshmitarëve me statusin e bashkëpunëtorit të drejtësië, Mariglen Shusha dhe Donial Drolli, kreu i grupi kriminal që bënte trafikimin e drogës nga Shqipëria drejt Italisë, Ilirjan Duçellari (Zaimi) kishte edhe nofkën ‘Daja’.

Po kështu ata kanë pohuar se për ngarkesat me drogë, ata kishin garancinë e plotë të policisë.

“Shusha dhe Drolli kanë konfirmuar rrethana fakti se pjesën më të madhe të lëndës narkotike të sekuestruar nga D.I.A. në Bari më 17 dhjetor 2016, e zotëronte drejtuesi i grupit kriminal shqiptar Ilirjan Duçellari Zaimi, i njohur në Shqipëri si Lani e “Sybardhi” e i thirrur “Daja” nga pjesëmarrësit e grupit kriminal barez, të cilën e përdorte për të arritur objektivin e përbashkët ë shpërndarjes së lëndës narkotike në Itali, si formë respekti për funksionin komandues që luante a për pozicionin që kishte në furnizimin me lëndë narkotike; ishte “sponda” shqiptare për grupet kriminale bareze, në gjendje të furnizonin e të garantonin lëndën narkotike në qytetin e Barit në Puglia e në krahinat e tjera në mënyrë konstante e të vazhdueshme.” – thuhet në dosjen hetimore.

Më tej, dëshmitarë kanë treguar se ata kishingaranci të plota nga policia për amalazhimin e transportimin e lëndës narkotike si dhe për kultivimin e saj.

“E kanë përshkruar si ai që vendoste strategjitë operative të trafikimit e financonte kostot në Shqipëri e në Itali duke marrë përsipër personalisht rreziqet, humbjet e mundshme, u jepte urdhra pjesëtarëve të grupit kriminal shqiptar për kryerjen e aktiviteteve të lidhura me të, nëpërmjet Mariglen Shushas vendoste e drejtonte aktivitetet e shkarkimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së lëndës narkotike në Itali”, thuhet në dosje. Në 8 mars të vitit 2017 ata kanë transportuar 1.200 kg lëndë narkotike kanabis me një gomone oqeanike. Në momentin e mbërritjes në Itali janë arrestuar nga policia. Drejtuesi i grupit ku ata bënin pjesë ka marrë përsipër shpenzimet për mbrojtjen duke paguar 4000 euro avokatin Italian.

Elton Hamza i ka thënë hetuesve se kishin garanci nga policia lokale për transportimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike dhe trafkimin nga brigjet shqiptare në Itali. Bashkëpunëtori i drejtësisë Elton Hamza ka deklaruar faktin e sigurisë dhe garancisë nga policia lokale për kultivimin e bimëve narkotike, transportimin e lëndës narkotike, kultivimin e lëndës narkotike në rrugë tokësore nga vendi ku ishte ambalazhuar deri tek vendi ku ngarkohej në mjetin lundrues si dhe gjatë realizimit të trafikimit të lëndës narkotike nga brigjet shqiptare në Itali.” – theksohet në dosjen hetimore.

Operacioni ‘Shpirti’u përmbyll pak ditë më parë. Lidhur me të janë lëshuar 38 fletëarreste, 28 prej të cilave janë ekzekutuar pak ditë më parë. Pjesë e personave të arrestuar janë edhe një prokuror në Vlorë, zyrtarë policie, zyrtarë të administratës si dhe dy ish-truprojet e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.