Vendosni fjalën kyçe....

“Diçka është ‘qartësisht e gabuar’ me operacionin e Izraelit në Gaza, shumë civilë të vrarë” – Shefi i OKB-së


Numri i vdekjeve të civilëve në Gaza gjatë muajit të kaluar të luftës midis Izraelit dhe Hamasit do të thotë se diçka është “qartësisht e gabuar” me operacionin ushtarak të Izraelit, tha të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, shkruan CNN.

“Asgjë nuk duhet të zvogëlojë refuzimin tonë total për gjërat e tmerrshme që bëri Hamasi në sulmet e tij të 7 tetorit që vranë rreth 1,400 njerëz”, tha Sekretari i Përgjithshëm António Guterres në një intervistë për Reuters.

“Por ne duhet të dallojmë: Hamasi është një gjë, populli palestinez është tjetër gjë.”

“Ka shkelje nga Hamasi kur ata përdorin mburoja njerëzore,” tha ai.

“Por kur shikohet numri i civilëve që u vranë gjatë operacioneve ushtarake, ka diçka që është qartësisht e gabuar.”

Operacionet e Izraelit duhet të kryhen me respekt të plotë të ligjeve të luftës, tha Guterres, duke lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza.

“Në një farë mase, simpatia që krijohet në botë po vihet në pikëpyetje nga pamjet që kemi çdo ditë në të cilat shohim njerëz në një gjendje dramatike humanitare”, tha ai, duke bërë thirrje gjithashtu për lirimin e menjëhershëm të të gjithëve pengje të mbajtura nga Hamasi.

Rreth tre të katërtat e 10,515 njerëzve të vrarë në Gaza që nga fillimi i konfliktit janë fëmijë, gra dhe të moshuar, sipas një raporti të mërkurën nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah.