Vendosni fjalën kyçe....

“Kur hyni në shtëpi, lërini këpucët dhe rrobat jashtë”- Zyrtari i OBSH-së


“Për punëtorët që do të punojnë në këto ditë, kur të kthehen në shtëpi, duhet t’i lënë këpucët dhe rrobat jashtë, në një ambient të veçuar”. Kështu shprehet zyrtari i OBSH-së Walter Ricciardi në një intervistë për “Live – Non è d’Urso”.

Ricciardi thotë se virusi Covid-19,  mund të qëndrojë gjatë edhe në sipërfaqet e objekteve, e për këtë arsye sipas tij duhet treguar shumë kujdes jo vetëm në ruajtjen e distancës me njerëzit e tjerë, por edhe për sendet që prekim.

 “Virusi transmetohet nga kontakti, nga ndërveprimi fizik midis dy personave: për këtë arsye është jashtëzakonisht e rëndësishme të qëndroni në shtëpi, dhe madje edhe më e rëndësishme të lani duart. Kur dikush del dhe prek objektet, në autobus ose në ashensor, ekziston rreziku që dikush që teshtit ose kollitet t’i ketë prekur fillimisht ato, kjo është hera e vetme që virusi mund të transmetohet nga një këndvështrim mjedisor”, tha Ricciardi, citon mediaset.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *