Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri rumun: Humbja e Ukrainës do shtonte shëmbëlltyrat e Putin-it në Evropë


Vendet evropiane nuk duhet të lëkunden në mbështetjen e tyre për Kievin, sepse disfata e Ukrainës mund të shtojë shëmbëlltyrat e presidentit rus Vladimir Putin në mesin e politikanëve në BE, ka paralajmëruar kryeministri rumun Marcel Ciolacu.

Duke folur për Bloomberg, Ciolacu u zotua se Bukureshti do vijojë “mbështetjen e tij shumëdimensionale” për Kievin, edhe përkundër lodhjes ngalufta dhe pasojave të mundshme negative politike të një qasjeje të tillë.

“Këto kosto politike janë më pak të rëndësishme sesa precedenti që do krijonte një fitore ruse,” theksoi ai, duke vënë në dukje atë që ai e quajti një mbështetje popullore në rritje për partitë e krahut të djathtë dhe populiste në gjithë kontinentin.

“A mund ta përfytyroni sa të ngjashëm me Putinin do kishim mes disa politikanëve populistë europianë?” ai pyeti.

Ai u ankua se liderët e BE-së po përpiqen të arrijnë një konsensus për pranimin e Ukrainës në bllok, duke pasur parasysh qëndrimin e kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe homologut të tij të sapozgjedhur sllovak Robert Fico.

Ciolacu paralajmëroi gjithashtu se zgjedhjet e Parlamentit të BE-së të planifikuara për në qershor 2024 mund të sjellin “më shumë zëra ekstremistë në në asamble”, të cilat ai tha se “do të krijonin një cenueshmëri më të madhe” brenda bllokut.