Vendosni fjalën kyçe....

Dosja ‘Partizani’/ Nuk u paraqit në SPAK, Berisha: Njoftimi duhet t’i shkojë Kuvendit


Pas mbledhjes së grupit të Rithemelimit, Sali Berisha është pyetur nga mediat për asryen e refuzimit për të shkuar në SPAK për masën ‘detyrim paraqitjeje’ që gjykata ka caktuar ndaj tij për aferën ‘Partizani’. 

Berisha tha se SPAK po shkel Kushtetutën dhe se njoftimi duhet t’i shkojë kuvendit.

“Sot nuk kam asnjë njoftim përveç njoftimeve publike. Ata nuk kanë asnjë vlerë. Unë kam një institucion dhe institucioni zyrtar i punës për mua është parlamenti. Çdo njoftim për deputetin e sjell në Kuvend, këtu nuk ka ardhur asgjë. Berisha është deputet i Kuvendit. Ta vendoste parlamenti, do ta votonte dhe Berisha vetë”, tha Berisha.