Vendosni fjalën kyçe....

Berisha refuzon paraqitjen në SPAK: Nuk më bën Edi Rama me grupin e banditëve të shkel Kushtetutën


Kreu i PD-së së Rithemelimit, është parë ditën e sotme të paraqitet në zyrat e Kuvendit duke demonstruar se nuk do paraqitet në SPAK për të zbatuar masën “detyrim paraqitje” si i akuzuar për çështjen “Partizani”.

Berisha në një deklaratë për mediat tha se nuk pranon që Edi Rama ta bëjë që të shkelë Kushtetutën.

Çdo qytetar duhet ta dijë se sa here jam thirrur në prokuroi jam paraqitur, por nuk mund të pranoj që Edi Rama me një grusht banditësh që funksionojnë si grup i strukturuar kriminal të shkel kushtetutën. Ai vendim duhet të shkoj në Parlament se aty e kam vendin e punës dhe jo në Partitë Demokratike. Atje nuk e dërgojnë dot se është në kundërshtim me kushtetutën. Nëse për një deputet shkelet Kushtetua imagjino çfarë bëhet për një qytetar. U them demokratëve që në qëndrimet e mija nuk ka asnjë personale përveç mbrojtjes së Kushtetutës. Nuk ka ligj që më imponon të shkel Kushtetutën”, – u shpreh Berisha.