Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Kuvendi po trajtohet si vila e Lindita Nikollës, fytyra e vërtetë regjimit të Ramës


Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka folur për mbylljen e derës nga Kuvendi për deputetët e opozitës të përjashtuar.

Bardhi tha se aksioni i opozitës e ka arritur qëllimin duke shfaqur në sytë e publikut fytyrën e regjimit të Ramës.

Bardhi theksoi se Kryesia e Kuvendit po trajtohet si vila e Lindita Nikollës.

Besoj se aksioni i opozitës qëllimin e vet e ka arritur sot duke shfaqur në sytë e publikut fytyrën e regjimit të Ramës. Deputetët nuk lejohen të marrin pjesë në mbledhjet e grupit. Nuk aksesojnë zyrtar e tyre në Kryesi, duke e trajtuar si vilën e Lindita Nikollës. Sot kemi arritur që t’i tregojmë shqiptarëve se çfarë është në gjendje Rama të bëjë. Aq punonjës garde nuk i çohen bandave përballë, por i kanë vënë përballë deputetëve të opozitës. Kjo është fytyra e regjimit. Sot është tërësisht në kushtet e shpërdorimit të detyrës, se si ajo ka zyrë në Kryesinë e Kuvendit dhe unë dhe deputetët kam zyrë. Ne duam të ushtrojmë detyrën tonë si deputet. Sot kishim mbledhje grupi në orën 10:15, dhe kjo është shpërdorim detyre që do i bashkëngjitet kallëzimit për Nikollën.”, deklaroi Bardhi.