Vendosni fjalën kyçe....

U kap me doza kanabisi me qëllim shitjen, arrestohet 25-vjeçari në Fier


Një 25-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi përgatiste dhe shiste doza të lëndës narkotike cannabis sativa.

Uniformat blu të Fierit kanë sekuestruar një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe një grirëse e kësaj lënde.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast në këtë fushë.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi F. H., 25 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli fizik, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa doza të lëndës narkotike cannabis sativa që posedoheshin me qëllim shitjen, si dhe një grirëse e kësaj lënde.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme” – njofton policia.