Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Berishës: Për të shpëtuar djalin e inspektorit të policisë që shkatërroi pronën publike, ndryshohen provat dhe manipulohet ngjarja


Portali Jugulajm.net ka denoncuar një rast ku djali i një oficeri policie në Gjirokastër ka shkaktuar një aksident duke rrëzuar shtyllën e ndriçimit publik por më pas ngjarja është deformuar nga shokët policë të të atit të shoferit.

Lajmi është shpërndarë edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili thotë “për të shpëtuar djalin e inspektorit të policisë që shkatërroi pronën publike, ndryshohen provat dhe manipulohet ngjarja”.

Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në lagjen ”PUNËTORI” në qytetin e Gjirokastrës, ku tre të rinj qarkullonin me një automjet ngjyrë të kuqe e cila sipas Policisë së Gjirokastrës, rezulton pronë e Valbona Çenkos, gruas së Dhurim Çenkos, oficerit të Policisë së Gjirokastrës.

Sipas informacioneve që disponon Jugulajm.net referuar dëshmive me audio dhe video nga dëshmitarë në vendngjarje, mjetin e drejtonte i biri i Dhurim Çenkos.

Ndërkohë që Policia ne komunikatën e saj 3 ditë me vonesë, është munduar të fshehë këtë fakt, duke i’a autorizuar drejtimin e mjetit një tjetër të riu dhe fshehur autorin e vërtetë.

Ngjarja, sipas portlit shokoi njerëzit dhe rrezikoi jetën e kalimtareve, teksa mjeti ndërmori inkursione të rrezikshme deri sa përfundoi vrullin tek shtylla e ndriçimit publik, duke e rrëzuar atë përtokë.

Shoferi në këtë rast biri adoleshent i Dhurim Çenkos, ka lajmeruar babane e tij i cili ka ardhur menjehere ne vendngjarje duke ndermarre veprime abuzive, qe jane shkelje dhe me e pakta shperdorum detyre.

Kjo pasi dyshohet se ndryshoi autorësinë e drejtimit të mjetit dhe me skandali dyshohet, se zhduki qesen me kanabis nga kroskoti i makinës, ku mendohet se një pjesë e saj ishte konsumuar nga tre të rinjtë që ishin brenda mjetit.

Për këtë ngjarje Policia e Gjirokastrës, ka reaguar sot mbasdite fill pas 3 ditësh dhe pas paralajmërimit të publikimit të kësaj ngjarje nga Jugulajm.net.

Në komunikatën për shtyp “lan duart” duke thënë, se pas testit të alkoolit drejtuesi i mjetit rezultoi i pastër, ndërkohë që nuk shpjegon për gjendjen emocionale të drejtuesit të mjetit nëse kishte konsumuar lëndë narkotike apo jo gjë që sipas dëshmitarëve rezulton se ishte i “dehur ” nga hashashi.