Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me armë zjarri një 46-vjeçar në Kamzë


Një 46-vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Bathores në Kamzë.

Shtetasi i identifikuar si Agim Hida raportohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë.

Deri më tani raportohet se dy persona kanë qëlluar 46-vjeçarin të cilët nuk janë identifikuar ende.

I plagosuri ndodhet në spital për të marrë kujdesin mjekësor të nevojshëm.

“Më datë 02.11.2023, rreth orës 19:15, në afërsi të kryqëzimit të Bathores, në rrethana ende të paqarta, dy persona ende të paidentifikuar të cilët lëviznin me një motomjet, kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H., 46 vjeç.  

Si pasojë 46-vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve”- thuhet në njoftimin e policisë.