Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i pa jetë biznesmeni në Kosovë, dyshohet i vetëvarur


Aleanca Kosovare e Bizneseve përmes një postimi në faqen e tyre në “Facebook” kanë konfirmuar ndarjen nga jeta të sipërmarrësit nga Malisheva, Lulzim Kryeziu.

AKB që drejtohet nga Agim Shahini në njoftim ka shkruar se Aleanca e Bizneseve do të mburret gjithmonë me punën e biznesmenit Lulzim Kryeziu dhe sjelljen në Kosovë të një brendi ndërkombëtar si SHELL.

“Do të kujtojmë gjatë miku im Lulzim Latif Kryeziu.Pse na ike kaq herët!Prehu në paq. AKB do të mburret gjithmonë me ty dhe punën tuaj në ekonomin e Kosovës si Shell brend ndërkombëtar.”, ka shkruar AKB në njoftim.

Policia e Kosovës njoftoi mw herwt gjetjen e njw personi tw varur nw biznesin e tij.

Kemi pranuar informatën që një person është gjetur i varur në objektin e biznesit të tij në fshatin Mleqan. Prokurori publik ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë veprimet e nevojshme”- njoftoi policia.