Vendosni fjalën kyçe....

“Zjarret në Australi mund të kenë vrarë 1.25 miliardë kafshë” – Raporti i WWF-së


Zjarret vdekjeprurëse në Australi vlerësohet se kanë vrarë rreth 1.25 miliardë kafshë dhe kanë djegur mbi 8.4 milionë hektarë bimësi, sipas një grupi mjedisor ndërkombëtar.

‘Rreth 1.25 miliardë kafshë mund të jenë vrarë drejtpërdrejt ose indirekt nga zjarret që kanë djegur 8.4 milion hektarë bimësi në të gjithë Australinë, ekuivalent me sipërfaqen e Austrisë,’ tha World Wildlife Fund (WWF) i Australisë në një deklaratë të martën.

Në raport thuhet se ndër speciet që janë vrarë nga zjarret përfshihen koalat, kangurët, lakuriqët e natës, brejtësit e mëdhenj e shumë shpendë.

Drejtori i WWF-së në Australi, Dermot O’Morgan tha se shumë pyje do të kërkojnë dekada për t’u rikuperuar dhe se disa specie kafshësh mund të jenë në prag zhdukjeje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *