Vendosni fjalën kyçe....

Dinamo rikthehet te fitorja, mund Skënderbeun në “Elbasan Arena”


Dinamo është rikthyer te fitorja në kampionat, pasi mundi 2-1 Skënderbeun, në ndeshjen e Superiores të mbajtur në “Elbasan Arena”. Dinamovitët zhbllokuan sfidën që në minutën e tetë me Kaçorrin.

Mysafirët nga Korça u kundërpërgjigjën pas disa minutash me Nikaj.

Dinamo shtoi sulmet dhe gjeti sërish epërsinë në të 28 minutë. Lorenco Vila do shënonte golin që në fund do rezultonte me vlerën e tri pikëve.

Pas javës së 11-të, Dinamo qëndron sërish në vendin e fundit, por me 11 pikë. Korçarët me 13 pikë janë në vendin e gjashtë.