Vendosni fjalën kyçe....

Shpëtohet rekrutja izraelite e marrë peng nga Hamasi


Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe Agjencia e Sigurisë së Izraelit (ISA) kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke njoftuar shpëtimin e një ushtareje femër izraelite të marrë peng nga Hamasi.

Ata thanë se ushtarja Ori Megidish u lirua gjatë operacioneve tokësore të IDF-së gjatë natës pasi u mor peng më 7 tetor.

Ushtarja u kontrollua mjekësor, është mirë dhe është takuar me familjen e saj. IDF dhe ISA do të vazhdojnë të bëjnë gjithçka që duhet për të liruar pengjet,” shtohet në deklaratë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu publikoi një video-mesazh pas shpëtimit të ushtares.

Në një mesazh të postuar në X, Netanyahu thotë “mirë se erdhët në shtëpi” për rekruten Ori Megidish.

Netanyahu thotë se shpëtimi pasqyron angazhimin e vendit të tij për shpëtimin e të rrëmbyerve dhe ai vlerëson ushtrinë izraelite dhe shërbimin e inteligjencës për përpjekjet e tyre.

Ai i drejtohet Hamasit se Izraeli do të vazhdojë të sulmojë anëtarët e tij.