Vendosni fjalën kyçe....

“Druri ka dal nga xheneti”- reagon Kryemadhi: Demokracia dhe toleranca në vend, janë dëmtuar rëndë


Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk i ka ardhur mirë nga skena e dhunës që ka patur në parlament, por sipas saj, demokracia dhe toleranca në vend, janë dëmtuar rëndë.

Kryemadhi ka ironizuar dhe lajmet kundra saj dhe Ilir Metës, teksa tha se “biznesi më fitimprurës në Shqipëri, tashmë nuk është më ndërtimi, por fake news”.

E pyetur për dhunën në Kuvend, Kryemadhi është shprehur se “druri ka dalë na xheneti”.

“Tashmë në Shqipëri, anormalja është kthyer në normale dhe anasjelltas. Normal që nuk më vjen mirë që shikojmë përplasje të tilla. Kjo vjen si rezultat i mungesës së tolerancës. Unë kam kuptuar se biznesi më fitimprurës në Shqipëri nuk është ndërtimi, por fake news. Në bazë të fake news ndërtohen paditë, ndërtohen narrativat, ndërtohen projektligje.

Sot situata e lirisë dhe të drejtave të njeriut është në një stad ku nuk përfshihet në asnjë lloj sistemi demokratik, as hibrik. Sot është Republika e Drogës, e cila në krye të saj ka një kryeministër, që nuk pyet as për Parlamentin dhe Presidentin. Ai është garantuesi kryesor i trafikut të drogës nga Venezuela, Kolumbia, Dubai dhe vendet e lindjes, për të krijuar trekëndëshin e Bermundës së tij në Ballkan sa i përket trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe institucionalizimit të krimit të organizuar”, theksoi ajo.

“Ju besoj jeni të njohur edhe me zbërthimin e Sky dhe Encro Chatit, për implikiminm e drejtuesve të lartë të policisë dhe gazetarisë që tregojnë haptas se si grupet kriminale në Bashkimin Evropian kanë gjetur strehë dhe mos u çudisni ku familjarët e tyre do të drejtojnë institucionet”, shtoi Kryemadhi.
Ajo u pyet edhe nëse ka pasur fletëthirrje nga Prokuroria e Posaçme. “Unë fletëthirrje kam pasur shumë nga SPAK në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Edhe për operacionet plastike pres të më thërrasë SPAK-u”, u shpreh ajo.