Vendosni fjalën kyçe....

Rreth 8 mijë palestinezë të vdekur nga sulmet izraelite, mes tyre 3,500 fëmijë


Ministria e shëndetësisë së Gazës njoftoi të shtunën se të paktën 7,703 njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës me Izraelin. Sipas të njëjtit burim, të paktën 3500 fëmijë janë në mesin e viktimave që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka lëshuar një mesazh urgjent për banorët e Gazës, duke u bërë thirrje civilëve nga veriu i Gazës që të zhvendosen përkohësisht në jug.

Komunikimet janë ende të ndërprera në Rripin e Gazës

Shërbimi telefonik dhe i internetit në Rripin e Gazës u ndërpre nga bombardimet izraelite mbrëmjen e djeshme dhe çështja po vazhdon ende. Grupet e të drejtave dhe gazetarët thonë se kanë humbur kontaktet me kolegët në enklavë, ndërsa Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thotë se agjencia ende nuk është në gjendje të arrijë stafin e saj dhe objektet shëndetësore në rajon.