Vendosni fjalën kyçe....

Balla bën bilancin e 100 ditëve në krye të MB-së: 368 operacione policie, mes të arrestuarve dhe 61 efektivë


Sot mbushen 100 ditë që prej marrjes së detyrës nga ministri i Brendshëm, Tuaulant Balla.

2632 persona kanë rënë në pranga në 368 operacione të ndryshme policore prej 15 korrikut kur në krye të Ministrisë së Brendshme u vendos Taulant Balla, i cili në objektivin e 100 ditëve kishte goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e sigurisë dhe rendit publik ku falë angazhimit u parandaluan 23 ngjarje kriminale.

Nga duart e personave me precedent u hoqën 120 armë pa leje si dhe granata eksploziv dhe mina me telekomandë. E vazhdueshme vijon të jetë dhe lufta ndaj lëndëve narkotike ku janë asgjësuar më shumë se 180 mijë bimë narkotike dhe janë arrestuar dhe proceduar 148 autorë.

Gjatë kësaj kohe është kryer dhe operacioni ‘Tempulli’ për goditjen e shpërndarësve të drogës në të gjithë Shqipërinë ku kanë rënë në pranga 417 persona dhe shumë të tjerë janë në kërkim.

Ky sezon turistik u cilësua i suksesshëm pasi policia menaxhoi flukset në kufij si dhe u dha ndihmë turistëve në 485 raste si edhe bllokoi 215 mjete lundruese të cilat nuk plotësonin kriteret e sigurisë apo lundronin pa dokumentacionin përkatës.

Edhe gjatë detyrës në vijim ministri i brendshëm shtoi se do të vijojë me qasje të re dhe sistematike çdo ditë për të garantuar shkolla, komunitete, rrugë, samite apo evente ndërkombëtare të sigurta.

Një angazhim serioz është edhe procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit icili ka hyrë në një fazë të re dhe  deri më tani 61 punonjës janë arrestuar apo janë në masë sigurie.

Njoftimin e MB e lexoni këtu:

100 DITË PUNË

368 OPERACIONE

10 MEGA-OPERACIONE

2632 TË ARRESTUAR

LUFTA KUNDËR KULTIVIMIT TË BIMËVE NARKOTIKE

180 371 BIMË NARKOTIKE TË ASGJËSUARA

148 AUTORË TË ARRESTUAR/PROCEDUAR

LUFTA KUNDËR SHPËRNDARËSVE

SË LËNDËVE NARKOTIKE

417 TË ARRESTUAR

73 PERSONA NË KËRKIM

NGJARJE TË PARANDALUARA

23 NGJARJE KRIMINALE PËR VRASJE, GRABITJE, KONFLIKTE, ETJ.

LUFTA KUNDË ARMËMBAJTJA PA LEJE

120 ARMË ZJARRI

88 GRANATA

68 KALLËPE TRITOLI

4 MINA ME TELEKOMANDË

LUFTA KUNDËR KONTRABANDËS

24 RASTE ME VLERË RRETH 1 MILION EURO

LUFTA KUNDËR VJEDHJES

125 VJEDHJE TË ZBARDHURA

78 SHTETAS TË ARRESTUAR

MBROJTJA E MJEDISIT

134 RASTE TË KRIMEVE MJEDISORE

151 AUTORË TË PROCEDUAR PENALISHT

195 OBJEKTE TË PALIGJSHME TË PRISHURA

ZJARRËVËNIA

101 SHTETAS TË ARRESTUAR/ PROCEDUAR

SIGURIA RRUGORE

1173 DREJTUES AUTOMJETESH TË NDALUAR

245,110 MASA ADMINISTRATIVE

SEZONI TURISTIK 2023

485 RASTE DHËNIE NDIHME

215 MJETE TË BLLOKUARA

PROCESI I VETËPASTRIMIT TË POLICISË SË SHTETIT

61 OFICERË POLICIE TË ARRESTUAR/MASË SIGURIE