Vendosni fjalën kyçe....

Motoçiklisti ecën si i çmendur në autostradë po përplaset keq, shpëton me 20 kocka të thyera (Video)


Një motoçiklist për pak humbi jetën teksa përpiqej të bënte një marifet të guximshëm  në një autostradë të frekuentuar në Florida që rezultoi në thyerjen e më shumë se 20 kockave.

Motoçiklisti i paidentifikuar, i cili quhet Street Demon PC, postoi pamjet e frikshme në YouTube, duke treguar momentin kur ai ra pa ndjenja pasi u përpoq të kalonte mes makinave ekamionëve me shpejtësi mbi 225 kilometra në orë.

Videoja e ngjarjes nis duke treguar motoçiklistin teksa nget një motor Honda CBR600RR në një rrugë të rrëshqitshme për t’u bashkuar me rrugën kryesore ku po lëviznin makinat.

Motoçiklisti nuk harxhon kohë dhe i kalon shoferët e tjerë në autostradë me një shpejtësi qartësisht mbi 170 kilometra në orë.

Ndërsa klipet mahnitëse vijojnë pak pas 3 minutash, motoçiklisti vëren rëndimin e trafikut dhe fillon të ndërrojë korsinë si një i çmendur derisa përplaset.

Videoja, e cila tani ka rreth 45,000 shikime, i la shikuesit të tronditur, ndërsa motoçiklisti shpëtoi me 20 kocka të thyera.