Vendosni fjalën kyçe....

Kastrati Group sjell gjigantin “Ryanair” në Shqipëri, 17 destinacione të reja me kosto të ulët


Kastrati Gropu ka sjellë gjigantin e fluturimeve me kosto të ulët Ryanair në Shqipëri.

Linja më e madhe e Europës ka nisur rezervime biletash në 17 destinacionet e saj të reja për në Tranë dhe nga Tirana, për fluturimet që nisin nga 31 Tetori.

17 destinacionet e reja të Ryanair për dhe nga Shqipëria do e lidhin vendin me tregjet e mëdha të vizitorëve që vijnë nga Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Polonia, Suedia e Mbreteria e Bashkuar.

Kompania pret që rritja e konsiderueshme e trafikut dhe turizmit do stimulohet falë tarifave të ulëta ajrore te Ryanair.

Destinacionet me çmime të ulëta të Ryanair për në dhe nga Tirana do zgjerojnë rrjetin e destinacioneve, trafikun e pasagjerëve gjatë gjithë vitit dhe rritjen e turizmit, si dhe do të mundësojnë, sipas kompanisë,  hapjen e qindra vendeve të reja të punës në aeroport.

Fluturimet e reja të Ryanair ne Shqiperi do mundesojnë;

17 destinacione të reja ku përfshihen: Brukseli, Düsseldorfi, Londër, Milano, Paris dhe Roma

Çmime që fillojnë nga 15 euro (për një drejtim)

Mbi 1.6 milion pasagjerë në vitin e parë te operimit

Mundësimi i hapjes së mbi 1,000 vendeve të punës në Shqipëri 

Sipas kompanisë, trafiku i pasagjerëve dhe turizmi shqiptar janë frenuar gjatë kesaj kohe nga kompanite ajrore ekzistuese qe ofrojnë bileta me çmime të larta, të cilat nuk kanë arritur të japin rritje te turizmit dhe të trafikut gjatë gjithë vitit. Ryanair është i vendosur t’i japë fund oligopolit.   

17 destinacionet e reja

Londër, Bukuresht, Milano, Krakoë, Romëë, Mançester, Bolonja, Varshavë, Bruksel, Dyseldorf, Katania, Edinburg, Piza, Pragë, Venecia, Stokholm, Paris.

Michael O’Leary, kreu i Ryanair vizitoi Tiranën sot me ekipin e tij te shitjes dhe ekipin operacional për të promovuar fillimin e fluturimeve të Ryanair për në/nga Tirana, te martën me 31 Tetor.

Për të festuar këto rezervime rekord, Ryanair ka nisur një fushate promocionale 3 ditore ne të 17 destinacionet e reja për/nga Tirana, me 50,000 vende qe jane në shitje duke filluar nga 14.99 euro, të cilat janë në dispozicion nga Nëntori 2023 deri në Mars 2024 (edhe pse këto vende duhet të rezervohen deri më 28 Tetor direkt në faqen e internetit të Ryanair.com). 

Deklarata e shefit të ‘Ryanair’ Michael O’Leary

“Javën e ardhshme, te marten më 31 Tetor, revolucioni i çmimeve të ulëta vjen në Shqipëri me Ryanair. Ne do të nisim 17 destinacione të reja për në/nga Tirana, ku tashmë më shumë se 70% e vendeve te ofruara janë shitur per muajin e parë të operimeve. Oferta e larte per sezonin dimëror të Ryanair në Tiranë me 17 destinacione, dhe mbi 200 frekuenca javore tregojnë kërkesën e jashtëzakonshme që ekziston për udhëtime me cmime vërtet të ulëta per ardhjen e turisteve në Shqipëri si dhe për qytetarët shqiptarë gjithashtu. Si linja ajrore nr.1 ne Evropë, Ryanair beson se mund të japë rritje te jashtezakonshme dhe të qëndrueshme të trafikut dhe turizmit, jo vetëm këtë dimër, por edhe për shumë vite te ardhshme në Shqipëri.

Për shumë kohë, shtimi i destinacioneve te reja dhe trafikut në Shqipëri është penguar nga linjat ajrore me çmime të larta si Lufthansa, Air France, BA dhe Wizz. Nga e marta e ardhshme me 31 Tetor, përfundon kjo epokë e cmimeve të larta. Çmimet e ulëta të Ryanair po vijnë në Tiranë. Mijëra vizitorë po vijnë në Tiranë dhe ne presim me padurim t’u sherbejme mijëra qytetarë shqiptarë në/nga Evropa për të vizituar miqtë dhe të afërmit e tyre.

Ryanair është e vetmja linjë ajrore e madhe në Evropë që është rimëkëmbur në 130% të trafikut të saj ne raport me periudhen para-Covid. Këtë dimër shpresojmë të marrim 57 avionë të rinj nga Boeing si pjesë e planit tonë të rritjes dhe rimëkëmbjes post-Covid. Jemi krenarë të hapim 17 destinacione të reja për në Tiranë javën e ardhshme dhe jemi të lumtur nga fluksi i rezervimeve te kryera ne avance dhe kërkesa që ekziston në Shqipëri dhe anembanë Evropës për fluturimet me çmime të ulta të Ryanair për në/nga Tirana. Ryanair planifikon të rrisë flotën e saj në 800 avionë, dhe trafikun e saj në 300 milionë pasagjerë gjatë dekadës së ardhshme dhe ne besojmë se Shqipëria do të jetë një treg kyç qe do te kete rritje me tarifat e ulëta të Ryanair.”