Vendosni fjalën kyçe....

Kurti: Kërcënimet e Serbisë realitet konkret, veriu është përdorur për drogë e kontrabandë


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar nga Greqia se kërcënimet e Serbisë janë një e vërtetë konkrete ashti siç është demokracia e Kosovës.

Ai ishte pjesë e një paneli të organizuar nga ‘The Economist’ ku theksoi se Serbia ndihmohet dukshëm nga Rusia dhe presidenti i saj Putin.

Kurti vërejti se veriu i vendit është përdorur si qendër për trafikun e drogës, kontrabandën e armëve e prodhimin e kriptomonedhave.

“Demokracia është një realitet konkret për Kosovën, por po ashtu janë edhe kërcënimet e paraqitura nga autokracitë, kryesisht Serbia, e ndihmuar dukshëm nga aleanca e saj me Putinin . Përtej çështjeve historike, rajoni verior i Kosovës, është shfrytëzuar si qendër për trafikun e drogës, kontrabandën e armëve dhe për prodhimin e kriptomonedhave. Për të garantuar sigurinë e Evropës në të ardhmen, është e domosdoshme që institucionet evropiane të mbyllin ‘boshllëqet’ qe mundësojnë nxitjen e akteve të agresionit dhe luftën kundër demokracive evropiane dhe vlerave të tyre.” – tha Kurti.

Rreth tre javë më parë efektivi i Kosovës Afrim Bunjaku u vra nga një grup terroriste që kishte hyrë ne vend nga Serbia.

Pas reagimit të policisë së Kosovës u vranë tre nga autorët e sulmit ndërsa pjesa tjetër arritën të arratisen në Serbi. Ngjarja ndodhi në Banjskë ndërsa përgjegjësinë për të e ka marrë kreu ui dorëhequr i Listës Serbe, Milan Radoiçiç.

Ai është ndaluar në Serbi ku është marrë në pyetje nga autoritetet. Presidenti serbn Vuçiç ka mohuar përfshirjen e Serbisë në ngjarje duke akuzuar autoritetet e Kosovës për presion ndaj serbëve.

Presidentja Osmani e kryeministri Kurti kanë pohuar se Serbia është përgjegjëse, organizatore e financuese e sulmit terrorist.