Vendosni fjalën kyçe....

Plas sherri në Parlamentin Çek, kryeparlamentari i fiku mikrofonin deputetit (VIDEO)


Një situatë e pazakontë ka ndodhur dje në Parlamentin Çek, ku dy deputetë u përfshinë në një sherr fizik.

Parlamenti ishte mbledhur për të marrë një vendim për zgjatjen e gjendjes së Jashtëzakonshme, kur një deputet u përlesh me kryetarin e Kuvendit.

Kryeparlamentari Tomash Hanzel i cili vjen nga radhët e social demokratëve i fiku mikrofonin një deputeti të pavarur nga lista e nacionalistëve radikalë çekë, Lubomit Volni.

Hanzel ia fiku mikrofonin duke argumentuar se deputeti po përdorte fjalor fyes.

 Në fund, forcat e sigurisë e dëbuan Volny-n nga salla dhe policia ka nisur hetimet ndaj tij për shkak se ai ka refuzuar gjithashtu të vendosë maskën mbrojtëse në fytyrë. Kolegu i tij Marijan Boyko gjithashtu po hetohet për të njëjtën arsye.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *