Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës, do i përgjigjemi me gjithë forcën


Ish-kryeministri Berisha tha se kryeministri Rama i ka shpallur luftë opozitës.

Në konferencën për shtyp në selinë blu ai tha se opozita do i  përgjigjet luftës totale të shpallur nga kreu i qeverisë me të gjithë forcën.

Kreu i Rithemelimit tha se reformat e tregut të lirë nga qeverisja e PD-së po goditen nga falanga politike e krimit.

“Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës. U them demokratëve kudo që janë se me aktin e fundit ai ka shpallur një luftë totale me të cilën ne do t’i përgjigjemi me të gjithë forcën dhe mundësitë tona. Procesi është më politik i këtij shekulli. Në proces nuk është vetëm Sali Berisha dhe familjarët e tij. Në proces janë reformat epokale të Partisë Demokratike, të cilat goditen nga falanga politike krimi. Në një analizë që dëshmon më shumë se çdo gjë tjetër urrejtjen e tyre për reformat e tregut të lirë dhe demokracisë që ka ndërmarrë PD në vite. Çdo demokrat duhet të ndjehet krenar me to. Letrat me vlerë janë emetuar në Shqipëri dhe shumicën e vendeve ish-komuniste si një mekanizëm me të cilën synohej që qytetarët të përfitonin diçka nga privatizimi i ndërmarrjeve ku kishin shkri jetën e tyre në sistemin komunist. Ata u përdorën me sukses të madh nga Theçer dhe Argjentinë dhe pastaj u përdorën kudo. Lekët e privatizimit iu dhanë të përndjekurve politik. Ato ishin ekuivalente me lekun.” – tha Berisha.