Vendosni fjalën kyçe....

Meloni bën daljen e parë që pas ndarjes nga bashkëshorti


Ditën e djeshme kryeministrja italiane Giorgia Meloni me anë të një video mesazhi ka bërë bilancin e një viti punë në drejtim të qeverisë.

“Jam krenare për atë që kemi bërë për klasën tonë në pushtet dhe për veten time. Mund të shihem në pasqyrë dhe të shoh ende të njëjtin person, kam ecur me kokën lart, nuk kam bërë kompromise”– thotë Meloni pas kthimit nga vizita e saj në Izrael.

“Jam krenare edhe për unitetin e mazhorancës, sepse të gjitha përpjekjet për të na përçarë kanë dështuar dhe jam krenar për shumë rezultate dhe objektiva të arritura”-nënvizon më tej Meloni.

Kjo është dalja e parë e kryeministres pas njoftimit të saj për ndarjen nga bashkëshorti. Ditën e premte me atë të një postimi në rrjetet sociale njoftoi se martesa e saj 10-vjeçare kishte marrë fund.

Në njoftimin e saj Meloni kishte dhe një mesazh për kundërshtarët e saj politikë.

“Të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në shtëpi, duhet ta dinë se sado që pika shpreson të nxjerrë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm një pikë ujë”-shkruante kryeministrja italiane Meloni.