Vendosni fjalën kyçe....

Partizani fiton derbin ndaj Tiranës


Partizani ka arritur të fitojë derbin e kryeqytetit përballë Tiranës.

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola.

Ndërsa sfida u zhbllokua në minutën e 79’ nga Gueye i cili kaloi në avantazh Partizanin.

Tirana barazoi shifrat me Hasanin në minutën e 90’ por kjo zgjati vetëm pak pasi Keko kaloi në avantazh “demat e kuq” sërish në avantazh duke qenë edhe goli i fitores së derbit.

Partizani ngjitet në vendin e dytë me 14 pikë dy më pak se Egnatia që mban kreun por me një ndeshje më shumë. Ndërsa Tirana ndodhet në vendin e katërt.