Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet i riu në Korçë, plagosi shitësen dhe qytetarin që ndërhyri për ta ndihmuar


Dy persona janë plagosur ditën e stome me thikë në Korçë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në lagjen nr. 8, në zonën e Pazarit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi J. M., 36 vjeç, banues në Korçë, ka goditur me mjet të mprehtë, shtetasen A. M., 52 vjeçe dhe shtetasin V. Sh., 60 vjeç, në momentin kur ky i fundit ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Sipas BalkanWeb, 36-vjeçari, ka goditur me thikë shitësen e një dyqani, ndërkohë që një qytetar ka ndërhyrë për të shuar konfliktin, por është plagosur me thikë në kokë.

Nga të dhënat e para dyshohet se autori i ngjarjes, vuan nga probleme të shëndetit mendor. 36-vjeçari menjëherë u kap nga shërbimet e Policisë dhe aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.