Vendosni fjalën kyçe....

I zihet pritë të riut në Tiranë, goditet me sende të forta


Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur në zonën e Shkozës në Tiranë. 

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi H.Xh 21-vjeç është goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëme.

Më datë 18.10.2023, rreth orës 21:30, në Shkozë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin H. Xh., 21 vjeç, dhe më pas janë larguar.

Si pasojë 21-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar“-njofton policia.