Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria izraelite vret komandantin e lartë të Hamas-it


Ushtria izraelite ka vrarë  një nga komandanëtët e lartë të Hamas-it në Gaza. Sipas burimeve të grupit militant bëhet fjalë për Ayman Nofal.

Njoftimi u bë nga brigada e krahut të armatosur të Hamas-it, Izz el-Deen Al-Qassam.

Anëtar i këshillit të lartë ushtarak të Brigadave Izz el-Deen Al-Qassam, Nofal ishte në krye të zonës qendrore të Gazës.

Prej së shtunës së shkuar, është ndezur një luftë e ashpër mes Hamas-it e Izraelit, pas sulmit të grupit me raketa në mëngjes.

Deri tani mbi 1400 izraelite e mbi 2700 palestinezë kanë humbur jetën në konflikt ndërsa ushtria izraelite bëhet gati për sulm  nga toka.