Vendosni fjalën kyçe....

Toyota ndërpret prodhimin pas shpërthimit në fabrikën e furnizuesit të pjesëve ‘Chuo Spring Co’


Toyota Motor ka ndërprerë përkohësisht prodhimin në gjashtë fabrikat e saj pas një shpërthimi në fabrikën e furnizuesit të pjesëve Chuo Spring Co, transmeton AA.

Sipas raportimeve, shpërthimi ka ndodhur në provincën Aichi, në të cilin u plagosën dy punëtorë dhe shkaktoi dëme në furrat e tharjes në objekt.

Sipas prodhuesit japonez Toyota, për shkak të mungesës së furnizimit me pjesë pas shpërthimit, 10 linja prodhimi në gjashtë fabrika në Japoni u ndërprenë përkohësisht.

Në deklaratën e saj tha se mbetet e pa qartë se kur linjat e prodhimit do të rifillojnë gjatë javës.

Linjat e prodhimit të prekura thuhet se i përkasin modeleve Land Cruiser dhe RAV4 të Toyota-s.