Vendosni fjalën kyçe....

Lejuan ndërtime pa leje në Ksamil, arrestohen 4 zyrtarë


 

Operacioni në Sarandë po zhvillohet për ekzekutimin e disa urdhër  arresteve ndaj zyrtareve të administratës, përcjell Ballkan Web.

Raportohet se janë arrestuar disa persona.

Përveç arresteve, policia po kryen  edhe kontrollin e banesave të zyrtarëve.

Mësohet se në pranga kanë rënë Artur Musai, ish-Kryeinspektor i INUV, Vangjel Xhavara, Besian Koci, Erton Zekaj, inspektorë.

Musai, Xhavara dhe Koci janë ende në detyrë në Bashkië e Sarandës, në pozicione të tjera, të transferuar nga detyra para disa muajsh.

Ata akuzohen se kanë lejuar ndërtime pa leje në Ksamil, kryesisht gjatë periudhës mars-qershor 2023.