Vendosni fjalën kyçe....

Von der Leyen: Shqipëria po ecën me sukses drejt BE-së


Presidentja e Komisionit Evropian von der Leyen tha sot se Shqipëria po ecën me sukses drejt BE-së.

Ajo theksoi se në një botë që po ndryshon shpejt e shumë integrimi i Ballkanit Perëndimor e bën bllokun më të madh e më të fortë.

Zyrtarja e lartë evropiane shtoi se BE-ja do investojë në Shqipëri në mënyrë që vendi të jetë gati për t’u anëtarësuar.

“Shqipëria  po ecën me suksese drejt BE-së. Kjo për arsye se në duam që ju të bëheni pjesë e jona që ta bashkojmë BE-në. Kjo do e bëjë Evropën më të madhe, më të fortë në një botë që po ndryshon shumë. Shqipëria ka ecur shumë dhe procesi screening. Objektivi ynë i përbashkët është çelja e negociatave. Mesazhi i dytë është që po ndërtojmë këtë të ardhme të përbashkët dhe këtë duhet ta bëjmë menjëherë në mënyrë që vendi juaj të jetë gati për anëtarësim dhe të formojmë bashkëpunimin në tregti. Kemi nisur me investimin prej 30 miliardë eurosh. Një ndër to është hidrocentrali i Fierzës. Ne mund të arrijmë shumë së bashku. Sot dua të përqendrohem te plani i ri për BE-në. Ku plani ka potencialin për të rritur ekonominë e vendit tuaj. Për këtë janë të nevojshme reformat që do të shoqërohen me invcestime. Kjo do të shoqërohet edhe nga financimet. Mesazhi i tretë, investimet tona do kenë të njëjtin kapacitet sa puna që do bëni ju.” – tha von der Leyen.