Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO/ Ushtria izraelite hedh fletushka nga ajri në Gaza, u kërkon banorëve të zhvendosen në jug


Forcat izraelite kanë hedhur fletushka nga ajri duke u kërkuar palestinesëve në Gaza që të zhvendosen në jug të vendit duke qenë se po përgatiten për sulm tokësor në pjesën veriore.

Forcat izraelite janë mbledhur në kufirin e enklavës ku kanë vendosur trupa të shumta ushtarake e mjete të rënda.

Në deklarata të ndryshme, zyrtarët e lartë kanë pohuar se synimi është asgjësimi i Hamasit.