Vendosni fjalën kyçe....

Eklipsi Diellor, miliona njerëz në kontinentin amerikan po shijojnë ngjarjen astronomike/ Video


Miliona njerëz në kontinentin amerikan po shijojnë ngjarjen astronomike të kësaj të shtune ku është duke u zhvilluar eklipsi diellor.

Eklipsi do të jetë i dukshëm përgjatë një shtegu që mbulon pjesë të Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe disa vende në Amerikën Qendrore dhe Amerikën e Jugut.

Kjo ngjarje ndodh kur Hëna kalon drejtpërdrejt përballë Diellit, por duket shumë e vogël për të mbuluar plotësisht sipërfaqen e Diellit – duke rezultuar në atë që duket si një unazë zjarri në qiell.

Njihet gjithashtu si një eklips diellor unazor.

Të gjithë në 48 shtetet e SHBA do të kenë mundësinë të shohin të paktën një eklips të pjesshëm.

 Gjatë një eklipsi unazor, nuk është kurrë e sigurt të shikosh drejtpërdrejt diellin pa mbrojtje specifike për sytë ndaj këtij eklsipsi.

Fenomenin qiellor mund ta ndiqni live këtu: