Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në Lushnjë, plagoset një person


Një aksident ka ndodhur këtë të premte në Lushnjë.

Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e unazës, dy mjetet u përplasën me njëri-tjetrin e për pasojë mbeti i plagosur një 40-vjeçar me iniciale K.K.

I plagosuri ndodhet në spital dhe është jashtë rreziku për jetën.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe disiplinimin e trafikut.