Vendosni fjalën kyçe....

Pas akuzave të Çollakut, reagon Bardhi: Nuk ka asnjë marrëveshje për të rrezuar kërkesën e disa deputetëve


Grupi parlamentar i PD, i drejtuar nga Gazment Bardhi ka reaguar pas akuzave nga deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku.

Ai deklaroi pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve se përfaqësues në Konferencën e Kryetarëve, përfaqësues të Rithemelimit të drejtuar nga zoti Berisha dhe përfaqësues të Partisë Socialiste të drejtuar nga zoti Rama, kanë bashkërakorduar dhe bashkëkoordinuar, rrëzimin e kërkesës për interpelancë ndaj kryeministrit Rama

Por Bardhi në përgjigje deklaron se nuk ka asnjë marrëveshje për të rrëzuar kërkesën e disa deputetëve për interpelancë me Ramën për Kosovën.

“Nuk ka asnjë marrëveshje në Konferencën e Kryetarëve, me PS-në për të rrezuar kërkesën e disa deputetëve për interpelancë me Kryeministrin për çështjen e Kosovës. Në konferencën e kryetarëve është rënë dakord që do jetë prezent në seancë Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm për të dhënë sqarime. Në këtë rast Kryetari i Kuvendit ka shfrytëzuar nenin 89 pika 2 te rregullores duke i grupuar çështjet”, deklaron grupi i PD.