Vendosni fjalën kyçe....

Sot bëhen tre vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të 2019-ës, ku humbëm 51 jetë


Kjo e shtunë shënon 3-vjetorin e tërmetit tragjik, që tronditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit të vitit 2019, duke i marrë jetën 51 qytetarëve, duke lënduar qindra të tjerë dhe me mijëra qytetarë humbën banesat.

Tabloja e ditëve të para ishte rrënoja aty kishin qenë pallate, shtëpi, shkolla, njerëz që kërkonin ndihmë, ambulanca, makina policie e ushtrie, ekipe që kërkonin të shpëtonin edhe të fundit qytetar të zënë poshtë, por 51 prej tyre nuk ia dolën.

Zonat që u prekën më shumë nga tërmeti ishin disa zona të qytetit të Durrësit, Fushë-Krujës, Laçit, Lezhës e Tiranës.

Shumë familje humbën banesat, bizneset, të cilat u kthyen në rrënoja, ndërsa ende shumë prej tyre vijojnë që të qëndrojnë nëpër çadra.

Sot ndërkohë që kanë kaluar tre vite, procesi i rindërtimit është thuajse drejt përfundimit.

 

Pak javë më parë Bashkia e Shijakut u bë e para bashki ku ka përfunduar procesi i Rindërtimit. 802 shtëpi private, 4 kopshte, 2 shkolla dhe 31 pallate është bilanci i rindërtimit në këtë bashki.