Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi i rrëzoi kërkesën, Bardhi: Po zvarrisin reformën zgjedhore


Gazment Bardhi ka folur për mediat pas bllokimit të foltores së Kuvendit nga opozita për shkak të refuzimit nga mazhoranca për të votuar ndryshimet e reformës zgjedhore.

Ai është shprehur se opozita ka të drejtë të caktojë përfaqësuesit e reformës zgjedhore, dhe sipas tij  duket qartazi PS kërkon ta pengojë këtë.

Bardhi tha për mediat se kanë qënë të detyruar për bllokimin e foltores për sa kohë opozitës nuk i respektohen të drejtat.

” Opozita ka të drejtë, grupi parlamentar i PD ka të drejtë të caktojë ai përfaqësuesit në komisionin e reformës zgjedhore.  Ka një tentative të qartë dhe një vendimmarrje të grupit parlamentar të PS për të penguar përfaqësimin e opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Me qëllim të vetëm për ta zvarritur ashtu sic kanë bërë gjatë këtyre dy viteve finalizimin e reformës zgjedhore.

I solla në vëmendje deklaratat e SHBA dhe BE që kuvendi të çojë përpara përmbylljen e përmbushjes së rekomandimeve të OSBE ODIHR.

Kemi qenë të detyruar si deputetë të opozitës sa kohë nuk po respektohet asnjë e drejtë  e opozitës në Kuvend që të pengojmë procesin e votimit në këtë seancë.

Dua të jem i qartë, nëse opozitës në kuvend i mbyllet çdo hapësirë institucionale kuvendi nuk mund të funksionojë normalisht sic ka funksionuar gjatë kësaj kohe”, tha Bardhi.