Vendosni fjalën kyçe....

Dhjetëra të vrarë në një sulm me dron në kolegjin ushtarak të Homsit në Siri


Më shumë se 60 persona kanë mbetur të vrarë pas një sulmi me dron në një akademi ushtarake në qytetin perëndimor të Homs, Siri.

Sulmi me dron ndodhi gjatë ceremonisë së diplomimit të akademisë ushtarake.

Kanali Al-Ikhbariya i regjimit sirian tha: “Një sulm me dron kishte në shënjestër ceremoninë e diplomimit për një kurs oficerësh në Kolegjin Ushtarak në Homs, duke rezultuar në një numër të madh të vdekjeve dhe të plagosurve“.

Sipas vëzhguesit të luftës siriane për të drejtat e njeriut, të paktën 60 njerëz u vranë, përfshirë personel ushtarak dhe të paktën nëntë civilë. Numri i të vdekurve ka gjasa të rritet.

Ambulancat kanë mbërritur dhe kanë filluar transportimin e të plagosurve në Spitalin Ushtarak të Homsit.