Vendosni fjalën kyçe....

Shteti u kishte borxh bizneseve 78 milionë euro TVSH deri në fund të 2020-s


Në fund të tremujorit të katërt të 2020, TVSH e parimbursuar arriti në rreth 9,8 miliard lekë ( 78 milionë euro) nga 11,3 miliard që ishte në fund të tremujorit të tretë të vitit 2020, sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Kërkesat e miratuara për dy tatimpaguesit më të mëdhenj, të cilat trajtohen me këste, përbëjnë 88.5 % të totalit të stokut të rimbursimeve në fund të tremujorit të katërt të 2020. Ndërsa kërkesat e tjera u rimbursuan të gjitha duke mos krijuar stok në fund të këtij tremujori.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2020, janë rimbursuar gjithsej 4,64 miliard lekë. Gjatë këtij tremujori, rreth 1,68 miliard lekë e vlerës së rimbursuar shkoi për pagesën e kësteve për tatimpaguesit e mëdhenj në listën e tatimpaguesve me këste. Ndërsa numri i kërkesave të tjera miratuara dhe rimbursuara gjatë kësaj periudhe ka qene në total 278 me vlerë rreth 2,96 miliard lekë)

Përgjatë gjithë vitit ta kaluar janë rimbursuar mbi 16 miliardë lekë, me një rënie me gati me 30 për qind në raport me vitin 2019.

Gjatë tremujorit të katërt të 2020, pranë Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së janë regjistruar 393 kërkesa për rimbursim me vlerë rreth 6,22 miliard lekë, nga të cilat janë pranuar 285 kërkesa me vlerë rreth 3,81 miliard lekë dhe 108 kërkesa me vlerë rreth 2,41 miliard lekë nuk janë pranuar për mosplotësim të kritereve ligjore.

Rimbursimi i TVSH mbetet një nga çështjet më të diskutueshme ndërmjet administratës tatimore dhe komunitetit të biznesit. Ndonëse ligji i ka vendosur masa të rrepta për të respektuar afatet e rimbursimit ndaj bizneseve përfituese, shpesh Administratat fiskale nuk arrin të përmbushë detyrimin ligjor për shkak të presionin për të realizuar planin e të ardhurave.

Duke vepruar në këtë mënyrë Tatimet kryesisht bëhen shkak për krijimin e detyrimeve të prapambetura, të cilat herët a vonë duhen shlyer.

Raportet e Doing Business të Bankës Botërore ka vënë ne dukje se një nga problematikat më të mprehta të biznesit në Shqipëri është procedura komplekse për të përfituar rimbursimin. Analiza e Banka e Botërore tregon se në Shqipëri duhen 37 javë për të marrë një rimbursim TVSH-je.

Kërkesa për rimbursim pasohet nga një kontroll i autoriteteve tatimore. Duhen të paktën katër javë që kontrolli i autoritetit tatimor të fillojë. Taksapaguesit shpenzojnë 8.6 javë me kontrollin tatimor dhe presin edhe katër janë të tjera deri në vlerësimin final.

Taksapaguesit mund të marrin këtë rimbursim vetëm pasi është mbyllur kontrolli. Gjithashtu ata duhet të presin pesë javë për pagesën e rimbursimit të TVSH-së” thuhet në raport. Ai nënvizon se procedura vijon edhe me një seri javësh të tjera pritje dhe kushtesh që duhen plotësuar.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *