Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënoi me armë zjarri punonjësit e një firme ndërtimi, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë


Policia e Tiranës ka arrestuar 48-vjeçarin Lulzim Liçi, i cili akuzohet se ka kërcënuar me armë punëtorët e një firme ndërtimi.

Sipas uniformave blu, 48-vjeçari gjatë një konflikti për motive pronësie, në ambientet e një kompleksi, ka kanosur me armë zjarri, punëtorët e një firme ndërtimi.

Policia ka sekuestruar edhe armën që mbante ai.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet operacioni policor i koduar “Prevention”.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri.

Vihet në pranga një 48-vjeçar që kërcënoi me armë punëtorët e një firme ndërtimi.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit për një konflikt në ambientet e një kompleksi, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Prevention”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– L. L., 48 vjeç, banues në Tufinë për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive pronësie, në ambientet e një kompleksi, ka kanosur me armë zjarri, punëtorët e një firme ndërtimi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.