Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Shëndetësisë njofton mbylljen e spitalit të Tepelenës! Mjekët peticion Ramës kundër vendimit


Ministria e Shëndetësisë ka vendosur mbylljen e spitalit të Tepelenës dhe kalimin e shërbimeve në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Nga 1 Janari 2024 në Tepelenë do të mbetet vetëm një qendër shëndetësore, për shkak të rënies së numrit të popullsisë.

Qytetarët të shqetësuar thane se do të duhet të udhëtojnë drejt Gjirokastrës apo Fierit për të kryer vizitat me mjekët specialistë.

Mjekët e spitalit e Tepelenës kanë kundërshtuar reduktimin e shërbime nga spital në qendër shëndetësore.

Përmes një peticioni drejtuar Kryeministrit dhe Ministres së Shëndetësisë, 6 mjekët e Spitalit “Përparim Tepelena” kërkojnë të mos mbyllet spitali. Shanih Meçe mjeku qe organizoi këtë lëvizje dhe nënshkrimin e peticionit ka refuzuar të flasë për mediat me argumentin se po negociohet me Ministrinë e Shëndetësisë.