Vendosni fjalën kyçe....

Policia operacion anti-kanabis në Lezhë-Shkodër


Policia ka zhvilluar një operacion anti-kanabis në Krujë, Kurbin, Mirditë, Vau i Dejës dhe në Shosh, Shkodër ka përfunduar.

Si përfundim janë asgjësuar 3095 bimë e fidanë kanabis dhe janë shpallur në kërkim 8 persona.

Në Krujë, gjatë kontrollit në territorin e fshatit Bruz Zall, Njësia Administrative Cudhi, Krujë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, u gjetën dhe u asgjësuan 300 bimë narkotike.

Në Lezhë gjatë kontrollit në zonën e quajtur “Bjeshkët e Kaçinarit” në Njësinë Administrative Kaçinar në Mirditë, u gjetën dhe 500 bimë dhe 1600 fidanë kanabis të kultivuar në kubikë. Gjithashtu policia e Kurbinit gjeti dhe asgjësoi 241 bimë të dyshuara kanabis në fshatin Kuqna të njësisë administrative Milot, si dhe 16 bimë të tjera të dyshuara cannabis sativa në fshatin Zhejë të njësisë administrative Mamurras.

Në Shkodër, gjatë kontrollit në fshatin Dardhë, Njësia Administrative Shosh, Shkodër, u gjetën dhe u asgjësuan 180 bimë narkotike të dyshuara kabanis.

Në Vaun e Dejes, në fshatin Dush, Njësia Administrative Vau i Dejës, u gjetën dhe u asgjësuan 200 bimë narkotike kanabis. Po në Vaun e Dejës, në fshatin Vig, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe asgjësuar 58 bimë narkotike kanabis.

Sipas policisë në operacion janë përfshirë 210 forca policore, të komisariateve respektive, të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe grupe të Fnsh-së dhe janë përdorur 12 dronë të Policisë për kontrollin e zonave të thella malore e ato me terren të vështirë.

Ndërkohë në bashkëpunim me Prokuroritë respektive vijojnë hetimet e thelluara për për zbardhjen dhe dokumentimin e autorisisë së këtyre rasteve.