Vendosni fjalën kyçe....

Ndizet një vatër zjarri në fshatin Bilaj në Fushë-Krujë


Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë herë në Fushë-Krujë.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre në fshatin Bilaj.

Si pasojë e erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, teksa po afrohen në disa parcela të mbjella me misër.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.