Vendosni fjalën kyçe....

Të shtënat ndaj lokalit në pronësi të kundërshtarit të Ervis Martinajt, zbulohet personi që u dha targat autorëve


Është identifikuar një nga personat e përfshirë në të shtënat në ‘Don Bosko’ ndaj lokalit në pronësi të kundërshtarit të Ervis Martinajt. Në ngjarjen e rëndë humbi jetën banakierja e lokalit, Mimoza Paka.

Personi në fjalë është Nikoll Sherrniku, i cili ndodhej në burg disa muaj para masakrës. Por nga hetimet ka dalë se është personi që u dha autorëve targën e makinës ‘BMW’, që dyshohet se u përdor në krim dhe më pas u gjet e djegur.

Targa rezulton të jetë marrë në Gjermani nga Sherrniku, gjë që është konfirmuar përmes letër porosisë së ardhur nga autoritetet gjermane dhe dëshmisë së një shqiptari që ka shpjeguar se Sherrniku ka marrë tre targa në Gjermani.

Targat, sipas prokurorisë, i ka ruajtur për t’i përdorur më pas në ngjarje kriminale. Masa e sigurisë i është komunikuar Sherrnikut në burg, ndërsa ai ka kundërshtuar të japë shpjegime se cilët janë personat që u dha  targën.

Sherrniku është vetëdorëzuar në dhjetor të 2020, pasi akuzohet se i ka dhënë një makinë Brilant Martinajt, i cili në atë kohë u akuzua për vrasjen e efektivit të policisë Xhulio Prela.

Një muaj pasi Brilant Martinaj u ekekutua në atentatin e mbikalimit të Fushë-Krujës bashkë me dy miqtë e tij, Besmir Hoxha e Dikler Vata, Nikoll Sherrniku u arrestua teksa qarkullonte me municion luftarak dhe automjet të blinduar, ndërsa dyshohet se ishte nisur për të kryer një atentat, shkran.