Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizja Bashkë proteston për minimumin jetik, Arlind Qori: Ky shtet drejtohet nga një uzurpator


Arlind Qori gjatë protestës | Foto: Citizens Channel

Ndërkohë që në Kuvend zhvillohet seanca plenare jashtë saj, Lëvizja “Bashkë” zhvillon protestë për minimumin jetik.

Në fjalën e tij drejtuesi i Lëvizjes Arlind Qori deklaroi se qeveria nuk do tia dijë për hallet që kanë qytetarët.

Qori theksoi se qeveria drejtohet nga një uzurpator që i urren dhe përçmon punëtorët.

“Ky shtet nuk lejon të bëjë një llogari të thjeshtë se sa lekë i duhet një njeriu të mbajë frymën në këmbë. Shteti nuk do t’ja dijë për pensionistët me një pension minimal prej 8000 lekësh të reja dhe mesatar prej 15000 lekësh të reja. Nuk do t’ja dijë për hallet dhe nevojat që kanë. Pension invaliditet nuk shkon më shumë se 12 000 lekë të reja. Nuk do t’ja dijë për punëtorët për kushtet e punës nuk do t’ja dijë për shfrytëzimin në punë, për pagën minimale për pagën mesatare. Këta i urrejnë dhe i përçmojnë punëtorët. Ky shtet drejtohet nga një uzurpator. I konsideron punëtorët shqiptarë dembelë dhe të paaftë dhe prandaj duhet të punësojnë të huaj dhe shqiptarët të bëjnë thashetheme. Nuk do tja dijë për studentët”-deklaroi Qori.