Vendosni fjalën kyçe....

Spanjë, zjarr në një klub nate, vdesin 6 persona


Të paktën gjashtë persona kanë vdekur nga zjarri në një klub nate në qytetin juglindor të Murcias, thonë autoritetet spanjolle.

Zjarri shpërtheu në klubin e njohur të natës Teatre, i vendosur në zonën Atalayas, rreth orës 06:00 me orën lokale (04:00 GMT), sipas BBC.

Autoritetet thonë se numri i të vdekurve mund të rritet.

Shërbimet e urgjencës janë në kërkim të personave të zhdukur dhe ndodheshin në lokal në moment.

Ndërkohë katër persona janë duke u trajtuar në spital për marrjen e sasive të mëdha të tymit.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin, i cili shpërtheu kur klubi ishte ende me njerëz.