Vendosni fjalën kyçe....

Noka: Edhe në Tropojë është krijuar 5R e Rexhës, siç funksionon 5D në Tiranë


Deputeti i PD-së Flamur Noka, në fjalën e tij përpara demokratëve në Tropojë, deklaroi se sot Shqipëria është e zhytur në dëshpërim.

Noka theksoi se qeveria është shndërruar në organizatë kriminale, duke akuzuar kryetarin e Bashkisë Tropojë se është përfshirë në skema korrupsioni njësoj si skema 5D në Tiranë.

Flamur Noka: Edi Rama dhe regjimi i tij po tentojnë të përkulin Tropojën. Në çdo fshat nuk mbillet më asgjë se nuk ka ku shitet, nuk ka treg, sepse qeveria e Ramës ka bllokuar subvencionet. Sot sheh dëshpërim në Tropopë e në Shqipëri. Kemi një pushtet që ka zhytur Shqipërinë në situatë të mjerë. Qeverisja e Ramës është shndërruar në organizatë kriminale, që ka si synim grabitjen. Edhe në Tropojë është krijuar 5R e Rexhës, siç funksionon 5D në Tiranë. Qeveria sillet në mënyrë çnjerëzore me qytetarët. Rrëmbejnë pronat, bëjnë ligje për të vjedhur bregdetin. Shqipëria është nën këtë babëzi, sepse në vend nuk ka drejtësi.